Banka e Shqipërisë ka kënaqësinë të njoftojë organizimin e Workshop-it XVIII të Kërkimeve Ekonomike të Evropës Juglindore, i cili do të zhvillohet në datat 19 dhe 20 nëntor 2024, në Tiranë.
Ky workshop synon të ofrojë një forum diskutimi të punëve kërkimore inovative dhe të nxisë shkëmbimin e pikëpamjeve midis kërkuesve të Bankës së Shqipërisë, të bankave qendrore të rajonit e më gjerë, si edhe të institucioneve financiare e akademike vendase dhe të huaja, mbi çështje të lidhura kryesisht me bankingun qendror.
Ftojmë autorët e interesuar të marrin pjesë me punimet e tyre kërkimore, duke dorëzuar një abstrakt të zgjeruar ose studimin e plotë, si dhe një jetëshkrim të shkurtër, brenda datës 20 shtator 2024, në adresën: BoAresearchworkshop@bankofalbania.org. Autorët e punimeve të pranuara do të njoftohen brenda datës 30 shtator 2024.
Për detaje të mëtejshme: “Thirrja për aplikime në Workshop-in XVIII të Kërkimeve Ekonomike të Evropës Juglindore” (në anglisht).